Lidhje

Kroaci, Partia kryesore opozitare kërkon votëbesim për koalicion konservator


Kroaci, Partia kryesore opozitare kërkon votëbesim për koalicion konservator
Kroaci, Partia kryesore opozitare kërkon votëbesim për koalicion konservator

Partia kryesore opozitare në Kroaci po bën thirrje për votëbesim për koalicion konservator në pushtet të kryeministres Jadranka Kosor.

Socialdemokratët, partia më e madhe opozitare, paraqitën mocionin e mosbesimit duke fajësuar zonjën Kosor për rënien ekonomike të Kroacisë dhe për korrupsionin në qeveri. Votimi në parlament ka gjasa të mbahet brenda një muaji.

Analistët thonë se qeveria e zonjës Kosor, nën udhëheqjen e Bashkimit Demokratik Kroat, pritet ta kalojë votëbesimin, meqë ka shumicën në parlament.

Kryeministrja erdhi në pushtet më shumë se një vit më parë, në sajë të një platforme kundër korrupsionit. Ajo njihet për përpjekjet kundër krimit, që kanë çuar në arrestimin e disa anëtarëve të partisë së saj, Bashkimi Demokratik Kroat, nën akuza për marrje të rryshfetit.

XS
SM
MD
LG