Lidhje

SHBA e indinjuar nga vrasja e tre personave në Huarez të Meksikës


Qeveria amerikane thotë se është e indinjuar nga vrasja e tre personave të lidhur me konsullatën amerikane në qytetin meksikan Huarez të pllakosur nga droga.

Zyrtarët thonë se një punonjës i konsullatës amerikane dhe burri i saj, që të dy shtetas amerikanë, u vranë të shtunën nga persona të cilët qëlluan nga një makinë që kaloi aty pranë. Foshnja e çifitit që gjendej në makinën e tyre, nuk pësoi dëmtime.

Në një incident tjetër, njerëz të armatosur vranë burrin e një shtetaseje meksikane e cila punonte për konsullatën. Dy fëmijë u plagosën.

Zyrtarët thonë se besojnë se kartelet e drogës qëndrojnë pas vrasjeve.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama ka shprehur indinjatë lidhur me vrasjet brutale dhe ka premtuar bashkëpunim me autoritetet meksikane në kërkim të autorëve të krimeve.

Qeveria meksikane u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolegëve të viktimave dhe po ashtu ka premtuar të zbulojë autorët.

XS
SM
MD
LG