Lidhje

Obama, thirrje Kongresit për të përmbushur listën e përparësive


Presidenti Barak Obama po i bën thirrje Kongresit të përmbushë listën e përparësive, që zoti Obama thotë se do të ndihmojë për hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e ekonomisë.

Presidenti prezantoi listën e tij të përparësive gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, ku përfshihej mbështetja për amerikanët që duan të negociojnë kushtet e kredisë për shtëpitë.

Zoti Obama po i bën gjithashtu thirrje Kongresit të eliminojë shkurtimet e taksave për kompanitë që transferojnë vende pune jashtë Shteteve të Bashkuara. Ai thotë se Kongresi duhet të ndihmojë biznesin e vogël me ulje taksash, në mënyrë që të hapen vende të reja pune.

Presidenti amerikan thotë se Kongresi duhet të miratojë ulje taksash edhe për kompanitë që prodhojnë energji të pastër dhe ndihmojnë veteranët që kthehen nga luftrat në Irak dhe Afganistan.

Në fjalimin e tyre të përjavshëm, republikanët fajësojnë politikat e presidentit si të dëmshme për tregun e punës. Ligjvënësja republikane Kristi Noem tha se Senati i udhëhequr nga demokratët nuk ka hedhur në votë projekt-ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për hapjen e vendeve të reja të punës.

XS
SM
MD
LG