Lidhje

Indonezianët përgatiten të presin Presidentin Barak Obama

  • Brian Padden

Indonezianët përgatiten të presin Presidentin Barak Obama

Indonezianët përgatiten të presin Presidentin Barak Obama

Vizita e presidentit amerikan Barak Obama në Indonezi dhe Australi është shtyrë për disa ditë. Por ajo vazhdon të gjenerojë emocione, veçanërisht në Indonezi. Shumë indonezianë e shohin presidentin amerikan si birin e tyre, nga që nëna e tij ishte martuar me një indonezian dhe për shkak se ai ka jetuar në Xhakartë në vitet e fëmijërisë. Zyrtarët indonezianë dhe përkrahësit e tyre shpresojnë se vizita shtetërore e zotit Obama në Indonezi do të bëjë që popullariteti i tij personal në atë vend të rezultojë në marrëdhënie diplomatike më të mira mes të dy vendeve.

Në shkollën Publike Besuki të Xharaktës, nxënësja 8-vjeçare Chavielda Najma dhe shokët e saj të klasës po bëjnë prova për një kërcim që ata shpresojnë ta interpretojnë për ish-studentët më të famshëm të shkollës.

"Më pëlqen shumë Presidenti Obama, sepse ai ka qenë nxënës shumë i mirë në shkencat shoqërore."

Ajo, ashtu si shumë indonezianë, ndjen një lidhje personale me presidentin amerikan, sepse ai ka kaluar disa nga vitet e fëmijërisë në Xhakartë dhe ka ndjekur atë shkollë. Në hyrje të shkollës ka edhe një statujë të zotit Obama.

Megjithatë, analisti Wimar Witoelar thotë se Presidenti amerikan është mjaft popullor në Indonezi, pasi shumica e njerëzve mendojnë se ai kupton kulturën dhe vlerat indoneziane.

"Ne kemi një popullsi kryesisht myslimane dhe na pëlqen të mendojmë se jemi duke shkuar në rrugën pluraliste dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Ne nuk na duhet t’i shpjegojmë se jemi myslimanë, por jo terroristë."

Disa nga miqtë dhe përkrahësit e zotit Obama, sikurse ish-mësuesi i tij tani në pension, Effendi, shpresojnë se simpatia e tyre reciproke do të rezultojë në marrëdhënie më të afërta mes të dy vendeve.

"Do t’i thoja presidentit të mos e harrojë Indonezinë dhe për punojë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Indonezisë."

Me rizgjedhjen paqësore qershorin e kaluar të Presidentit indonezian Susilo Bombang Yudhoyono, Indonezia shihet si një vend i Asisë Jugore që po fuqizohet, me një demokraci pluraliste dhe një ekonomi të qëndruehsme. Ndërsa ka bërë përpjekje të mëdha për pakësimin e rrezikut nga ekstremistët islamikë, vendi përjetoi vitin e kaluar një sulm terrorist që shkaktoi 7 të vrarë.

Disa grupe islamike indoneziane po planifikojnë të protestojnë kundër vizitës së zotit Obama, duke thënë se politikat e tij ndaj botës myslimane nuk ndryshojnë nga ato të paraardhësve të tij.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për një numër çështjesh, si mundësia që Amerika t’i japin ndihma në para Indonezisë për të ndalur djegien e pyjeve, që ekspertët thonë se ndikon te ngrohja globale.

Forcat special indoneziane kanë kryer manovra për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi për sulm terrorist gjatë vizitës. Megjithë shqetësimet lidhur me qëndrimin në të kaluarën të ushtrisë indoneziane ndaj të drejtave të njeriut, Shtetet e Bashkuara mund të rifillojë stërvitjen ushtarake të forcave speciale indoneziane.

Por Dino Patti Djajal këshilltari i Presidentit për çështjet ndërkombëtare, thotë se arritja e vërtetë e vizitës ka shumë mundësi të jetë rivendosja e tonit diplomatik të respektit reciprok.

"Ne duhet të jemi më pak të ndjeshëm ndaj gjithshkaje që thuhet në Washington. Gjithashtu Washingtoni duhet të jetë më pak i ndjeshëm për gjithshka që thonë politikanët në Indonezi. Kjo është pjesë e demokracisë…"

Ndërsa vizita e Presidentit Obama në vendin ku ai ka jetuar gjatë fëmijërisë do të jetë e shkurtër, të dy palët duan ta shfrytëzojnë atë për të përforcuar idenë se indonezianët kanë një mik në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG