Lidhje

BP: Së shpejti shpresojmë të bllokojmë të çarën kryesore të pusit


Kompania BP tha se shpreson të ndalë burimin kryesor të një pusi nafte në Gjirin e Meksikës gjatë ditëve të ardhshme. Kompania tha sot se ka mbuluar me sukses një rrjedhje të vogël nga pusi i dëmtuar nën det por kjo nuk do të ketë efekt mbi dy rrjedhje të tjera. Pusi i dëmtuar po derdh në det qindra mijëra litra naftë çdo ditë.

Shefi i Gardës Bregdetare amerikane Brandon Blackwell i tha Zërit të Amerikës se e çara e mbyllur ishte në distancën më të madhe nga pusi origjinal. Ai tha se kompania ka në plan të fillojë nesër procesin për vendosjen e një kupole gjigande të ndërtuar për të mbyllur rrjedhjen kryesore. Kompania tha se struktura 98 tonëshe do të grumbullojë naftën që derdhet nga e çara dhe do ta dërgojë atë përmes një tubacioni mbi tokë ku do të mblidhet në kontenierë të mbyllur.

Garda Bregdetare tha se sasia e saktë e naftës që ka rrjedhur është e vështirë të përllogaritet.

XS
SM
MD
LG