Lidhje

Dy shpërthime në Pakistan lënë 41 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur


Dy shpërthime vetvrasëse në një kamp regujatës në verilindje të Pakistanit sot lanë 41 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur.

Policia tha se sulmuesit vepruan brenda disa minutash në kampin Kaça Puka të të zhvendosurve, ndërkohë që banorët qendronin në radhë për t’u regjistruar për ndihma.

Zyrtarët thanë se autorët e sulmeve ishin veshur me ferexhe.

Një gjeneral pakistanez në pension i tha Zërit të Amerikës se beson që talebanët të jenë përgjegjës për sulmin.

Në kamp banojnë njerëz që kanë ikur për shkak të dhunës në distriktin Orakzai, ku forcat pakistaneze kanë intensifikuar kohët e fundit ofensivën kundër ekstremistëve talebanë.

Banorët e pjesës veriperëndimore të Pakistanit janë zhvendosur në masë nga vendbanimet e tyre për shkak të dhunës së ushtruar nga talebanët dhe një seri operacionesh ushtarake që kanë patur si objektiv ekstremsitët islamikë që veprojnë pranë kufirit me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG