Lidhje

Raport i ri: Bie numri i rrëmbimeve të suksesshme nga piratët somalezë


Raport i ri: Bie numri i rrëmbimeve të suksesshme nga piratët somalezë
Raport i ri: Bie numri i rrëmbimeve të suksesshme nga piratët somalezë

Vëzhguesit e piratërisë ndërkombëtare thonë se piratët somalezë kanë kapur më pak anije këtë vit, megjithë një numër rekord përpjekjesh për rrëmbime anijesh. Komisioni i Bashkimit Evropian kundër piratërisë tha të martën se sulmet janë shtuar 15 përqind këtë vit, por numri i anijeve të rrëmbyera është përgjysmuar.

Byroja Ndërkombëtare e Deteve, që ndjek sulmet kundër anijeve, njofton për të njejtën prirje. Sipas saj, piratët somalezë kapën 6 anije në tetor të vitit 2010, ndërsa në tetor të këtij viti nuk arritën të kapnin asnjë, megjithëse ndërmorën 14 sulme.

Një zëdhënës i organizatës Cyrus Mody që vëzhgon piratërinë në det, i tha Zërit të Amerikës se anijet ndërkombëtare patrulluese në rajon kanë ndjekur një strategji parandaluese kundër piratëve duke vënë në shenjestër të ashtuquajturat “anije mëmë të piratëve” prej të cilave lëshohen skafet e shpejtë.

Po ashtu sipas forcës detare evropiane, edhe vetë anijet tregëtare po përdorin teknika të reja për t’iu shpëtuar piratëve. Në disa raste sulmet e piratëve janë zbrapsur nga rojet e armatosura në bordet e anijeve.

XS
SM
MD
LG