Lidhje

Rama: Vendimi për çështjen Gërdeci, një tjetër dështim i drejtësisë


Në Tiranë, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për procesin e shpërthimit në Gërdec ku mbetën të vrarë 26 persona e afër 300 të tjerë mbetën të plagosur, kryetari socialist Edi Rama foli për një farsë dhe një tjetër dëshmi të dështimit të drejtësisë sipas tij

Sipas kryetarit socialist procesi i përjashtoi shkaktarët e mëdhenj të tragjedisë dhe dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjyese për opinionin publik duke goditur përsëri edhe vetë Prokurorinë e Republikës, theksoi zoi Rama. GJykata e Tiranës dha dje dënime të zbutura në krahasim me cfarë kishte kërkuar prokuroria.

Për të paktën tre ndër të pandehurit kryesorë, Ylli Pinarin, ish drejtori i Meico-s ndërmarrjes shtetërore të import eksportit të armëve dhe drejtorin e fabrikës së Gerdëcit Dritan Minxolli, dhe pronarin e saj Mihal Delijorgji ishte kërkuar burgim i përjetshem por ata u dënuam me nga 10 deri 18 vjet heqje lirie. Ndaj vendimit të gjykatës reaguan të zhgënjyer edhe familjarët e viktimave të cilët u shprehën se ende pas katër vjetësh nuk e dinë kush i vrau të afërmit e tyre.

XS
SM
MD
LG