Lidhje

Reagime nga figura të larta e njerëz të thjeshtë për vdekjen e Xhobs


Reagime nga figura të larta e njerëz të thjeshtë për vdekjen e Xhobs
Reagime nga figura të larta e njerëz të thjeshtë për vdekjen e Xhobs

Në të gjithë botën ka patur dje dhe sot reagime të shumta për vdekjen e Stiv Xhobsit. Në dyqanet Apple në mbarë botën njerëzit vendosën lule dhe ndezën qirinj, shprehje e dëshpërimit të miliona vetëve për pionierin e teknologjisë, i cili luajti një rol të rëndësishëm në ndryshimin e industrisë elektronike në mbarë botën. Për humbjen e Stiv Xhobsit kanë bërë komente kolegët e tij, por edhe rivalët e tij të biznesit, admirues të tij dhe të teknologjisë në përgjithësi, si dhe udhëheqës politikë.

Ata kanë vlerësuar rolin e Steve Xhobsit si bashkëthemelues i kompanisë Apple në vitin 1976, i cili e shfrytëzoi atë për vite me radhë për krijimin e produkteve të suskesshme, përfshirë kompjuterin Mac Intosh, i-Podin, i-Phonin dhe i-Padin. Bashkëthemeluesi tjetër i kompanisë Apple, Stiv Vozniak, në një intervistë për CNN-in e cilësoi Xobsin “një udhëheqës vizionar” dhe “një gjeni të marketingut” Ai tha se Steve Jobs mendonte se teknologjia i përket së ardhmes. Presidenti Obama e cilësoi atë “Shpikësin më të madh”.

Themeluesi i Facebook-ut Markl Zakerberg e falënderoi Jobsin që tregoi se krijimi i tij mund të ndryshonte botën. Të gjitha kompanitë teknologjike, Mikrosofti, Google, Sony dhe Samsung, rivale të kompanisë Apple, e vlerësuan lart punën e Steve Jobsit. Drejtori ekzekutiv i Mikrosofti. Bill Bejts, rival prej vitesh dhe ish-partner i tij i biznesit, tha se ndikimi i Steve Jobsit në botën e teknologjisë do të ndjehet për shumë breza me radhë. Ai tha se bashkëpunimi me të kishte qenë një nder jashtëzakonisht i madh.

XS
SM
MD
LG