Lidhje

Rusi: Dmitri Rogozin, zv/kryeministri i ri i vendit, përgjegjës për mbrojtjen


Rusi: Dmitri Rogozin, zv/kryeministri i ri i vendit, përgjegjës për mbrojtjen
Rusi: Dmitri Rogozin, zv/kryeministri i ri i vendit, përgjegjës për mbrojtjen

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka emëruar përfaqësuesin rus pranë NATO-s si zëvendës kryeministër, përgjegjës për sektorin e mbrojtjes së vendit.

Dmitri Rogozin, i emëruar sot në këtë post, zëvendëson Sergei Ivanov, i cili dje u emërua në postin e shefit të stafit për Kremlinin.

Emërimet bëhen në kuadër të ndryshimeve në qeveri para zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit. Këto ndryshime pasojnë protestat masive me akuzat për manipulim në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.

Më shumë se 50 mijë rusë janë shprehur të gatshëm për të marrë pjesë në demonstrata anti-qeveritare nesër në Moskë.

Dhjetëra mijëra vetë dolën më parë në rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjera me thirrjet për përsëritjen e zgjedhjeve të 4 dhjetorit në demonstratat më të mëdha në Rusinë post-sovjetike.

XS
SM
MD
LG