Lidhje

Fyle: Serbia ka bërë një hap të ri në rrugën për anëtarësim në BE


Fyle: Serbia ka bërë një hap të ri në rrugën për anëtarësim në BE
Fyle: Serbia ka bërë një hap të ri në rrugën për anëtarësim në BE

Serbia duket se ka arritur një pikë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pasi Beogradi bashkëpunoi me bllokun 27-anëtarësh mbi rezolutën për Kosovën të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Stefan Fyle, tha sot gjatë një konference shtypi në Beograd me presidentin serb Boris Tadiç, se ndjehet i inkurajuar nga përkushtimi i Serbisë. Ai shtoi se ka besim se do të ketë një bashkëpunim pragmatik mes vendeve të rajonit, përfshirë edhe Prishtinën.

Presidenti Tadiç tha se është i hapur për dialog me përfaqësuesit e Prishtinës për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme.

Kjo është konsideruar si një lëvizje e rëndësishme pajtuese nga ana e Beogradit, i cili ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG