Lidhje

Jim Jong Kim diskutohet si kandidat për President i Bankës Botërore


Zyrtarët amerikanë po thonë se Presidenti Obama ka vendosur të emërojë President të Bankës Botërore Jim Jong Kim-in, president i Kolegjit Dartmouth. Ai është me origjinë koreane.

Emërimi i 52-vjeçarit Kim për postin e kreut të Institucionit Financiar Ndërkombëtar ishte një surprizë. Këtë post historikisht e ka mbajtur një amerikan, por vendet në zhvillim kanë thënë se janë të interesuara që këtë post ta mbajë një person jashtë Shteteve të Bashkuara.

Nëse konfirmohet nga bordi i Bankës Botërore, zoti Kim do t’i zerë vendin presidentit aktual të Bankës, Robert Zollik, i cili kohët e fundit njoftoi se do të japë dorëheqjen në fund të qershorit. Jim Yong Kim me profesion është mjek dhe antropolog. Ai është një figurë e shquar në qarqet botërore të shëndetësisë dhe ka patur rol udhëheqës në përpjekjet kundër përhapjes së SIDË-s dhe tuberkulozit. Që nga viti 2009 ai është president i Kolegjit Dartmouth, një universitet prestigjioz në shtetin verilindor amerikan New Hampshire.

XS
SM
MD
LG