Lidhje

Konferencë e mbijetuesve nga kanceri


Konferencë e mbijetuesve nga kanceri
Konferencë e mbijetuesve nga kanceri

Pacientët me kancer përballen me shumë sfida - por kanë edhe shpresa. Ky ishte mesazhi në Houston të Texasit nga konferenca e 23 vjetore e mbijetuesve të kancerit. Specialisti për kancerin e gjirit, Dr Vicente Valero flet në një nga seancat spanjisht në konferencë, duke sjellë informacione mbi trajtimin e kancerit dhe parandalimin e përsëritjes së tij.

"Në këtë takim njerëzit duan të dinë se çfarë mund të bëjnë për veten e tyre - a i kanë bërë gjërat e duhura? A marrin trajtimin e duhur?"

Përtej fakteve të thjeshta mjekësore, Dr Valero thekson veprimet që pacientët mund të ndërmarrin për të përmirësuar shanset për t'u shëruar plotësisht.

"Shmangia e mbipeshës dhe shtrimet fizike japin rezultate më të mira tek gratë që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit."

Zgjedhje të tilla jetese mund të sjellin ndryshim edhe për pacientët si Cindy Hathaway, të cilës kanceri i është përhapur në organe të tjera.

"Edhe duke qenë në fazën e katër, ka ende gjëra që unë mund të bëj për të mbajtur kancerin nën kontroll dhe të ndjehem aq mirë sa të kem mundësi."

Konferenca gjithashtu i vë pjesmarrësit në kontakt me njëri-tjetrin. Andru Shorr, u diagnostikua me leuçemi në vitin 1996. Ai mori pjesë në një provë klinikë ku u trajtua me barna të së ardhmes. Shorr thotë se një nga përfitimet e tij nga kjo konferencë është shkëmbimi i këshillave për tema rreth sëmundjes.

"Këtu takoni njerëz të cilët janë trajtuar për kancer, që sapo janë diagnostikuar me një të tillë dhe bisedojmë e shkëmbejmë përvojat tona."

Toni Morales ka ardhur këtu për të përfaqësuar Rrjetin e veprimit kundër kancerit pankreatik një organizatë e përkushtuar për të luftuar një prej kancereve vdekjeprurës.

"Është një kancer, ku ju keni vetëm një shans 6 për qind për mbijetesë. Në këtë konferencë vij për të nxitur vetëdijen për parandalimin e sëmundjes dhe shtimin e kërkimeve mjekësore".

Morales vetë nuk ka kancer, por ai humbi gruan e tij nga kanceri pankreatik dhe nënën e tij nga një tjetër formë kanceri.

"Nëna ime vdiq nga kanceri i gjirit dhe mendoj se duke dhuruar organet e saj. njerëz mund të kenë mbijetuar nga sëmundje të tjera. Unë do të doja të shihja këtë edhe për kancerin në pankrueas."

Studimet kanë rezultuar në trajtim më të mirë për kancere të tjerë, shumë prej të cilëve tani janë eliminuar, thotë Doktor James Cox, ekspert radiologjie.

"Miliona njerëz janë shëruar nga kanceri dhe ky është një mesazh se një ditë nuk do të ketë më kancer të pashërueshëm."

Doktor Cox thotë se tashmë dihen masat që çdo njeri mund të marë si rregullimi i dietës, ushtrimet fizike, si dhe dhe pakësimi i pirjes së duhanit dhe alkoholit që zvogëlojnë gjasat e prekjes nga kanceri.

XS
SM
MD
LG