Lidhje

Siria zotohet për përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Lidhjes Arabe


Siria zotohet për përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Lidhjes Arabe
Siria zotohet për përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Lidhjes Arabe

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 11 persona humbën sot jetën, ndërsa Siria thotë se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Lidhjes Arabe për të lejuar vëzhguesit që të hyjnë në vend.

Drejtuesi i vëzhguesve sirianë për të Drejtat e njeriut i tha sot Zërit të Amerikës se forcat e sigurisë qëlluan për vdekje 5 civilë në Homs. Një tjetër person u vra pranë qytetit të Daras, ndërsa një burrë i cili u qëllua nga forcat e sigurisë ditë më parë vdiq sot në fshatin Talbisa, pranë Homsit.

Grupi i të drejtave i tha gjithashtu Zërit të Amerikës se dezertorë brenda ushtrisë siriane vranë tre pjestarë të forcave të sigurisë si dhe një polic në Dael, pranë qytetit të Daras.

Dhuna vjen mbasi të paktën 35 njerëz u vranë dje, kryesisht në provincën e Homsit, gjatë sulmeve ndaj banorëve të saj si dhe në shkëmbimet e zjarrit me të larguarit nga ushtria.

Ndërkohë Siria tha sot se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Lidhjes Arabe për të lejuar vëzhguesit që të hynë në vend e të verifikojnë premtimin e marrë nga presidenti Bashar al Asad për ndalimin e shtypjes vdekjeprurëse të protestës pro demokracisë.

XS
SM
MD
LG