Lidhje

Një anije ruse e hapësirës ankorohet në Stacionin Orbital Ndërkombëtar


Një anije ruse e hapësirës e tipit Sajuz u ankorua në Stacionin Orbital Ndërkombëtar ku do të lërë tre astronautë të rinj.

Sajuzi, i cili u lëshua të premten nga Kazakistani, arriti në stacion sot në mëngjes.

Ai solli në stacionin orbital rusët Aleksander Skvortsov dhe Mikail Kornienko si dhe amerikanen Tracy Kolduell Dajson. Të tre ata do t’i shtohen ekuipazhit ekzistues që përbëhet nga rusë, amerikanë dhe japonezë.

Anija amerikane e hapësirës Discovery pritet të ankorohet në stacion këtë javë. Misioni i saj që do të zgjasë 13 ditë do të sjellë aty tri astronaute. Kjo e çon në katër numrin e astronauteve femra në stacion duke vendosur një rekord historik.

XS
SM
MD
LG