Lidhje

Kuvendi i Lezhës, Presidentit Topi i mohohet e drejta e përshëndetjes


Presidenti Bamir Topi foli nga Tirana për Kuvendin e Lezhës, pasi protokolli i Shtetit i njoftoi sot para nisjes së ceremonive në Lezhë se ai nuk do të mund të mbante fjalën e tij përshëndetëse. Ndërsa e cilësoi këtë vendim si një akt përjashtues dhe sjellje të padenjë zyrtare, kreu i Shtetit duke iu referuar simbolikës së bashkimit që mbart kuvendi i Lezhës u shpreh se sot Shqipëria ka nevojë për një besëlidhje rreth vlerave dhe normave demokratike e për një bashkim energjish dhe forcash në interes të qytetarëve dhe të vendit

XS
SM
MD
LG