Lidhje

Kryeministri turk Erdogan i nënshtrohet operacionit në zorrë


Kryeministri turk Erdogan i nënshtrohet operacionit në zorrë
Kryeministri turk Erdogan i nënshtrohet operacionit në zorrë

Zyra e Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se ai është operuar me sukses për një problem të zorrëve.

Në një deklaratë nga zyra e kryeministrit të lëshuar sot thuhet se ai ishte në gjendje të mirë, pasi të shtunën ka pasur një operacion laparaskopik në sistemin e tij të tretjes së ushqimit.
Deklarata ishte lajmi i parë nga qeveria se kryeministri 57-vjeçar Rexhep Tajip Erdogan ishte shtruar për një operacion të vogël. Në deklaratë thuhet se ai do të pushojë para se të kthehet në punë. Nuk ka pasur hollësi tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetosore.

Z. Erdogan ka qenë në pushtet që nga viti 2003. Partia e tij me rrënjë islamike AK ka fituar shumicën dërrmuese në zgjedhjet e qershorit për një mandat të tretë në pushtet, pas premtimit për stabilitetit ekonomik dhe trajtim më të mirë të çështjes së drejtave të njeriut, që janë kërkuara nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG