Lidhje

Presidenti Obama viziton 4 shtete ku demokratët rrezikojnë të humbin garën me republikanët

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama viziton 4 shtete ku demokratët rrezikojnë të humbin garën me republikanët

Presidenti Obama viziton 4 shtete ku demokratët rrezikojnë të humbin garën me republikanët

Fushatës për zgjedhjet e 2 nëntorit po i vjen fundi, me afrimin e ditës së martë, kur votuesit do të hedhin votat për ligjvënësit e Kongresit amerikan, më tepër se gjysmën e guvernatorëve të shteteve dhe zyrtarëve lokalë.

Presidenti Obama ishte sot në Klivlend të shtetit Ohajo, dita e fundit e fushatës në 4 shtete, ku demokratët rrezikojnë të humbin garën me republikanët. Zoti Obama fajësoi për krizën aktuale ekonomike dhe nivelin e lartë të papunësisë administratën e mëparshme republikane.

Por republikanët nga ana e tyre, fajësojnë zotin Obama për gjendjen. Anketimet parazgjedhore tregojnë se Partia Republikane do të fitojë vende në të dy dhomat e Kongresit dhe mund të sigurojë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët pritet që të paktën do ta dobësojnë shumicën demokrate.

XS
SM
MD
LG