Lidhje

Presidenti Obama thotë se refomimi i Uoll Stritit është urgjentisht i nevojshëm


Presidenti Obama thotë se refomimi i Uoll Stritit është urgjentisht i nevojshëm
Presidenti Obama thotë se refomimi i Uoll Stritit është urgjentisht i nevojshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama thotë se reformat financiare në Wall Street janë urgjentisht të nevojshme, madje edhe pasi qeveria të përfundojë programet e jashtëzakonshme që nisi gjatë krizës financiare.

Në fjalimin e tij javor sot, zoti Obama tha se ato programe ndihmuan për parandalimin e humbjes së punës për miliona njerëz. Ai gjithashtu iu referua një njoftimi të së premtes nga Departamenti i Thesarit, duke thënë se ndihma financiare 2 vjeçare për të shpëtuar sektorët e trazuar të ekonomisë ka gjasa të kushtojë më pak se 90 miliardë dollarë, nga një vlerësim fillestar prej 500 miliard dollarësh.

Zoti Obama tha se për të shmangur përsëritjen e krizës financiare, vendi ka nevojë për një sërë reformash financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit, të cilat tha ai do t'i japin fund ndihmës financiare për tatimpaguesit dhe do të sjellë qartësi në marrëveshjet financiare komplekse.

Po sot, senatorja republikane Kej Bejli Haçison tha në emër të partisë së saj se një projektligj financiar i sponsorizuar nga demokratët në Senat, nuk do të ndali ndihmën qeveritare financiare në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG