Lidhje

Presidenti Obama i bën thirrje Senatit të miratojë reformën financiare


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po i bën thirrje Senatit të miratojë ligjin për reformën financiare sa më parë që të jetë e mundur.

Në fjalimin e tij javor sot në radio, Presidenti Obama tha se projekt-ligji është mbrojtja më e madhe financiare për konsumatorët në histori.

Presidenti tha se ligji do të ndalojë praktikat paragjykuese të bisnesit dhe bankat e mëdha e të vogla do të jenë nën një kontroll më të rreptë.

Zoti Obama tha gjithashtu se projekt-ligji për reformën financiare do të parandalojë bankat që të hynë në transaksione të tilla financiare që do të shkaktonin rënien e tyre dhe të bëhen përsëri kërcënim për ekonominë e gjithë vendit.

Në fjalimin e republikanëve, kongresisti Kris Li i bëri thirrje presidentit të dëgjojë me vëmendje popullin amerikan lidhur me ekonominë.

Kongresisti Li përfaqëson qytetin verior të Bufalos në Nju Jork, ku Presidenti Obama ishte për vizitë të enjten. Zoti Li kritikoi formën e përpjekjeve të demokratëve për uljen e papunësisë dhe përmendi disa propozime të republikanëve për shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.

XS
SM
MD
LG