Lidhje

Los Anxhelos: Shpallen kandidaturat për çmimet Globi i Artë

  • Zëri Amerikës

Los Anxhelos: Shpallen kandidaturat për çmimet Globi i Artë

Los Anxhelos: Shpallen kandidaturat për çmimet Globi i Artë

Sot në Los Anxhelos u shpallën kandidaturat për çmimet Globi i Artë. Ceremonia e shpalljes së kandidaturave të çmimeve prestigjioze për 25 kategori të ndryshme në kinematografi u zhvillua në Hotelin Beverly Hilton dhe u drejtua nga aktorët Zhosh Duhamel, Katie Holmes dhe Bler Underwood.

Për kategorinë e filmit më të mirë kandidojnë filmat: Black Swan, The Fighter, Inception, The King’s Speech dhe The Social Network.

Për çmimin aktori më i mirë kandidojnë Jesse Ajzenberg për interpretimin në filmin The Social Network, Colin Firth, për interpretimin në filmin “The King’s speech, James Franko në “127 hours”.

Ryan Gostling në “Blue Valntine” dhe Mark Uainberg në filmin “The fighter”.

Për Çmimin Aktorja më e mirë kandidojnë aktoret Hally Berri për interpretimin në filmin "Frankie and Alice", Nicole Kidman në filmin "Rabbit Hole", Jenniffer Lawrence për interpretimin në filmin “The winter’s bone” Natalie Portman “The black Swan" dhe Michelle Williams në "The king’s speech”.

Për interpretimin në zhanrin e kinokomedisë, kandidon aktorja e njohur Anxhelina Jolie si dhe aktoret Anne Hathaway, Annette Benning, Julianne Moore.

Aktori Xhoni Depp mori dy kandidatura si aktori më i mirë për interpertimin në dy kinokomedi, “Alice in Wonderland” dhe “The Tourist”.

Çmimet Globi i Artë filluan të jepen gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitet ’40.

XS
SM
MD
LG