Lidhje

SHBA: Punëdhënësit e sektorit privat shtojnë 71 mijë vende pune në korrik


Punëdhënësit e sektorit privat amerikan kanë shtuar 71 mijë vende pune në korrik, duke lënë të kuptohet se tregu i punës dhe ekonomia amerikane në përgjithësi po e marrin veten ngadalë nga kriza.

Sipas një raporti të publikuar sot nga Departamenti i Punës, përqindja e papunësisë ka mbetur e pandryshuar, në shifrën 9,5%.

Presidenti Barak Obama e përshëndeti raportin, duke theksuar se korriku ishte muaji i shtatë gjatë të cilit shtoheshin vendet e punës në sektorin privat. Por, ai tha se përparimi duhet bërë më me shpejtësi.

Këshilltarja e tij, Kristina Romer tha se do të ketë sfida të shumta gjatë përmirësimit ekonomik të vendit.

XS
SM
MD
LG