Lidhje

Presidenti Obama kritikon planin republikan "Zotimi para Amerikës"


Presidenti Obama kritikon planin republikan "Zotimi para Amerikës"
Presidenti Obama kritikon planin republikan "Zotimi para Amerikës"

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se nëse Partia Republikane siguron shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, do të rikthejë në fuqi politika që ishin përgjegjëse për një “dekadë katastrofike” në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, zoti Obama tha plani i republikanëve i titulluar “Zotimi ndaj Amerikës” ka ide të vjetëruara, përfshirë shkurtim taksash për më të pasurit dhe lehtësimin e rregullores për sektorin financiar dhe për grupet që përfaqësojnë interesa specifike.

Plani i republikanëve parashikon gjithashtu një reduktim të rregullores qeveritare, anulimin e planit të presidentit Obama për reforma në kujdesin shëndetësor dhe mbylljen e paketës stimuluese ekonomike të miratuar nga administrata Obama.

Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve, ligjvënësi Kevin Mekarthi tha se plani pasqyron faktin që Amerika kundërshton idenë se ky vend mund të shkojë drejt begatisë përmes rritjes së taksave, shtimit të borxhit dhe zgjerimit të shpenzimeve.

Sipas parashikimeve, republikanët pritet të rrisin numrin e vendeve që kontrollojnë në Kongres dhe mund të sigurojnë edhe kontrollin e të dyja dhomave.

XS
SM
MD
LG