Lidhje

SHBA: Republikanët optimistë për fitore në zgjedhjet e nëntorit


SHBA: Republikanët optimistë për fitore në zgjedhjet e nëntorit
SHBA: Republikanët optimistë për fitore në zgjedhjet e nëntorit

Në Shtetet e Bashkuara, Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane parashikon të ketë një mbështetje të madhe për republikanët në zgjedhjet e 2 nëntorit për në Kongres, ndërsa kreu i Komitetit Kombëtar Demokratik parashikoi zhvillimin e një gare në ngushtë.

Republikani Majkëll Still dhe demokrati Tim Kein i bënë komentet në programe të veçanta televizive. Republikani Steele tha se beson se republikanët do të fitojnë me siguri shumicën e 435 vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe parashikoi se mund të fitojnë edhe vende në Senat, ku në këto zgjedhje do të votohet për 37 ligjvënës. Ai tha se mendon që votuesit janë të lodhur me mënyrën se si po e drejtojnë qeverinë federale demokratët.

Ndërsa demokrati Kaine tha se beson që demokratët do të mbajnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Ai tha se zgjedhjet e hershme dhe mbështetja për kandidatët demokratë në mitingjet politike tregojnë se demokratët nuk do të kenë shumë humbje në zgjedhjet e 2 nëntorit, siç parashikojnë anketat.

XS
SM
MD
LG