Lidhje

SHBA: Megjithë përmirësimin e gjendjes, vazhdojnë problemet nga moti

  • Zëri Amerikës

SHBA: Megjithë përmirësimin e gjendjes, vazhdojnë problemet nga moti

SHBA: Megjithë përmirësimin e gjendjes, vazhdojnë problemet nga moti

Bregu lindor i Shteteve të Bashkuara po fillon ngadalë të kthehet në jetën normale pas stuhisë së fuqishme të borës, megjithëse mijëra udhëtarë ende janë të bllokuar në aeroporte dhe transporti rrugor në rajon vazhdon të jetë i rrezikshëm.

3 aeroportet kryesore pranë qytetit të Nju Jorkut janë rihapur. Por kompanitë ajrore, hekurudhore dhe të transportit rrugor po hasin vështirësi të shumta në rifillimin e operacioneve. Shumë pasagjerë kaluan dy ditët e fundit në terminalet e aeroporteve, shpesh pa pasur mundësinë të marrin as valizhet që kishin kaluar kontrollin e sigurisë.

Mbi 6 mijë fluturime u anuluan dje dhe të dielën.

Një problem madhor mbetet mungesa e vendeve bosh në avionë për të akomoduar pasagjerët e bllokuar në aeroporte, pasi të gjithë fluturimet janë të prenotuara për sezonin e festave.

XS
SM
MD
LG