Lidhje

SHBA, trysni ndaj Kinës që të rivlerësojë monedhën e saj


Në Kongresin amerikan ka filluar një nismë për të ushtruar trysni ndaj Kinës të rivlerësojë monedhën e saj, juanin. Disa ligjvënës thonë se duke e mbajtur monedhën artificialisht të zhvlerësuar qeveria kineze po subvencionon eksportet dhe po ndikon në papunësinë në Amerikë. Por qeveria kineze nuk ka dhënë shenja se ka ndërmend ta ndryshojë qendrimin e saj.

Ndonjëherë uljet e çmimeve nuk janë realisht të tilla.

Disa anëtarët të Kongresit thonë se importet e lira kineze kanë një çmim të kripur. Dhe duke manipuluar monedhën e saj, Kina ul konston e eksporteve, duke dëmtuar prodhimet amerikane.

Senatori demokrat nga Nju Jorkut Çarls Shumer thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin tarifa ndëshkuese, në se është e nevojshme për të barazuar konkurencën.

"Kinezët nuk besojnë në tregëtinë e lirë. Ata janë tregëtarë që thjesht duan të rrisin fuqinë ekonomike dhe bëjnë të pamundurën. E vetmja mënyrë për të ndryshuar është t’i detyrosh të ndryshojnë."

Senatorë të tjerë po i bashkohen zotit Shumer në përpjekjet për të miratuar ligje për ta detyruar administratën Obama të mbajë qëndrim të prerë me Kinën për çështjen e monedhës.

Kjo është një përpjekje dypartiake. Republikani i opozitës Lindsi Graham thotë se duhet të bëhet diçka.

E thënë prerë, Kina është një lojtar i fuqishëm në botë për të manipuluar monedhën. Ata kanë ndikim të madh.

Shtëpia e Bardhë nuk është shprehur për legjislacionin e propozuar, duke u përqëndruar ndërkohë në diskutimet e drejtëpërdrejta mes presidentit Obama dhe udhëheqësve kinezë.

Ai e ngriti këtë çështje gjatë një vizite në Kinë në nëntor. Por deri tani diplomacia ka patur pak, për të mos thënë aspak ndikim.

Në një konferencë të fundit shtypi, kryeministri kinez Wen Jiabao mohoi kërkesat për një rivlerësim të monedhës.

Zoti Wen tha se këto kërkesa janë të panevojshme dhe bile një formë proteksionizmi.

Senatorët Graham dhe Schumer thonë se zoti Wen tregoi synimin e vërtetë të Kinës mbi tregëtinë. Por ekspertët për marrëdhëniet me Kinën i shohin ndryshe fjalët e tij.

Mendoj se më shumë se çdo gjë tjetër, po shohim evolucion në politikat e Kinës.
Çarls Friman drejton programin për Kinën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

"Pamë kryeministrin Wen t’i drejtohej jo një audience amerikane apo presidentit Obama por një popullate gjithnjë e më të ndërgjegjëshme që kërkon ose që duket se kërkon që drejtuesit kinezë të mbajnë qëndrim ndaj presionit ndërkombëtar."

Presidenti Obama përballet me trysni politike në vend për të zgjidhur çështjen e monedhës kineze dhe ndikimin e saj në tregëti.

Në kohën e një papunësie të lartë, ai po kërkon rritjen e eksporteve amerikane si një rrugë për të krijuar vende pune.

"Ne duhet të ndihmojmë punëtorët tannë për të qënë në gjendje të konkurrojnë në tregëtinë globale. Kjo nuk ka qënë asnjëherë më e rëndësishme dhe e mundur për Amerikën sesa tani."

Por Çarls Freeman thotë se tani presidenti po lë kongresin të bëjë debatet për ndëshkimet.

"Është gjithmonë ajo dinamika në tregëtinë ndërkombëtare dhe negociatat ekonomike ku administrata shkon dhe i thotë vendit tjetër, shiko në se nuk vepron nuk mund tu them çfarë mund të bëjnë anëtarët e irrituar të kongresit."

Në prill administrata duhet të mbajë një qëndrim publik mbi debatin. Më 15 prill Departamenti i Thesarit do të nxjerrë një raport ku do të radhisë vendet që manipulojnë monedhën e tyre. Ligjvënësi thonë se Kina duhet të jetë e para në listë.

XS
SM
MD
LG