Lidhje

Razmusen i kërkon Moskës të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropë


Kreu i NATO-s Anders Fog Razmusen po i kërkon Rusisë që të marrë pjesë në një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropë.

Razmusen u tha udhëheqësve ushtarakë dhe të biznesit sot se përfshirja e Moskës në zonën evropiane të sigurisë do të konsolidonte besimin në drejtim të sigurisë bërthamore dhe konvencionale.

Ai tha se lënia jashtë e Rusisë do të krijonte vija të reja ndarëse në Evropë.

Zoti Razmusen e pranoi se aleanca ka mosmarrëveshje thelbësore me Moskën lidhur me çështjen e Gjeorgjisë, por tha se është më mirë që një fakt i tillë të mos lejohet të mjegullojë rëndësinë e marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë.

Rusia dhe Gjeorgjia në vitin 2008 bënë një luftë pesë-ditëshe lidhur me rajonin separatist të Osetisë Jugore.

Zyrtarët rusë konfirmuan sot se Presidenti rus Dmitri Medvedev është ftuar të zhvillojë bisedime me 28 shtetet anëtare të NATO-s në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Lizbonë të Portugalisë në nëntor.

XS
SM
MD
LG