Lidhje

Zgjedhjet në SHBA: Në një qendër votimi në Eshbërn të shtetit Virxhinia


Zgjedhjet në SHBA: Në një qendër votimi në Eshbërn të shtetit Virxhinia
Zgjedhjet në SHBA: Në një qendër votimi në Eshbërn të shtetit Virxhinia

Në një qendër votimi në Vrixhinia, vullnetarët u shpërndajnë votuesve fletushka me kandidatët e tyre të preferuar. Virxhinia është një nga shtetet ku vota për republikanët apo demokratët nuk është plotësisht e paracaktuar.

Një vullnetar thotë se ka votuar për republikanët sepse shqetësohet për rrugën që ka marrë vendi. Atij nuk i pëlqen fakti që amerikanët tani kanë, siç thotë ai një president me prirje socialiste. Shpresoj të ketë ndryshim dhe t’i kthehemi parimeve konservatore, si shkurtimit të shpenzimeve etj. Ai është aktivist i Lëvizjes Tea Party.

Disa nga garat më të ashpra zgjedhore janë zhvilluar në Virxhinia vitet e fundit meqenëse ky shtet, dikur konservator, ka pësuar mjaft ndryshime demografike gjatë këtyre viteve. Kjo e ka bërë këtë një nga shtetet ku republikanët dhe demokratët luftojnë për vota deri në momentin e fundit. Çështjet nuk përfshijnë vetëm ekonominë dhe vendet punës, por edhe të ardhmen e arsimit.

Një votuese thotë se do të votojë për demokratët meqenëse shqetësohet për vendet e punës dhe arsimin. Ajo ka fëmijë dhe thotë se beson që demokratët mund të bëjnë një punë më të mirë në fushën e arsimit, dhe ky është ndryshimi që do të bëjë ajo përmes votës së saj.

Por bazat partiake nuk janë arsye kryesore për të vendosur se kujt do t’ia japin votën banorët e Virxhinias.

Një votuese tjetër thotë se do të votojë për republikanin Frank Wolf sepse beson se ai ka bërë punë të mirë, dhe jo vetëm se është republikan.

Qendrat e votimit janë hapur që në orën 6 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 7 në mbrëmje. Rezultatet paraprake pritet të dalin që sonte.

XS
SM
MD
LG