Lidhje

Krerët e financave globale diskutojnë ndihmat për lehtësimin e krizës së Greqisë


Zyrtarë të financave botërore po i bëjnë një analizë të re krizës kreditore të Greqisë, ndërkohë që Athina po përpiqet të sigurojë kredi emergjente. Ministri grek i Financës Jorgo Papakonstantinu u takua me një numër zyrtarësh të lartë evropianë, me kreun e FMN-së dhe me Sekretarin amerikan të Thesarit Timothy Geitner sot në Uashington.

Zoti Geithner u bëri thirrje zyrtarëve të veprojnë me shpejtësi lidhur me një paketë reformash të forta ekonomike dhe për mbështetje të fortë financiare për Greqinë.

Athina pohoi dje se nuk mund të sigurojë fonde të mjaftueshme vetë për të paguar borxhin masiv, dhe bëri një kërkesë zyrtare për të aktivizuar një plan ndihmash të BE-së dhe FMN-së prej afro 60 miliardë dollarësh. Greqia po përpiqet të sigurojë kredi emergjente para se të bëjë muajin e ardhshëm pagesa të reja kundrejt borxhit masiv.

XS
SM
MD
LG