Lidhje

65 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

  • Zëri Amerikës

Presidenti amerikan Barak Obama shënoi përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke e cilësuar fitoren e forcave aleate 65 vjet më parë si “një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit”.

Në një deklaratë, presidenti Obama tha se fitorja kundër Gjermanisë naziste më 1945 ishte arritur përmes “sakrificave të mëdha njerëzore”, nga njerëz të zakonshëm prej shumë vendeve të cilët u bashkuan për të mbrojtur sigurinë dhe dinjitetin njerëzor në një kohë me rrëziqe të mëdha.

Presidenti Amerikan i kushtoi vëmendje të veçantë Rusisë, e cila nesër do të organizojë një paradë të madhe për nder të këtij përvjetori.

Ndërkaq, udhëheqësit e vendeve të Evropës perëndimore shënun sot 65 vjetorin e përfundimit të Luftës ë Dytë Botërore, para festimeve madhështore që do të zhvillohen në Rusi.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi nderoi fitoren e aleatëve kundër Gjermanisë naziste, duke vënë një kurorë lulesh tek statuja e gjeneralit Sharl De Gol në Paris. De Goli udhëhoqi rrezistencën franceze kundër Gjermanisë gjatë luftës.

Në Londër, udhëheqësit e tri partive kryesore politike morrën pjesë sëbashku në një ceremoni për të shënuar Ditën e Fitores në Evropë. Udhëheqësit politikë britanikë lanë mënjanë rivalitetin e tyre elektoral për të vënë një kurorë lulesh në cenotafin përkujtimor të luftës pranë Dhomës së Komuneve.

Nesër, ushtarë nga Franca, Britania e Madhe, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara do t'u bashkohen trupave ruse në një paradë madhështore në Sheshin e Kuq të Moskës.

Në Rusi, Lufta e Dytë Botërore njihet si Lufta e Madhe Patriotike. Rusët janë tepër krenarë për heroizmin e trupave sovjetike gjatë betejave të asaj kohe për Stalingradin dhe Kurskun, si dhe për rolin e tyre për çlirimin e Berlinit.

XS
SM
MD
LG