Lidhje

Një atlet i njohur në Gjirokastër nxit të rinjtë të merren me stërvitje

  • Raimond Kola

Një atlet i njohur në Gjirokastër nxit të rinjtë të merren me stërvitje

Një atlet i njohur në Gjirokastër nxit të rinjtë të merren me stërvitje

Në Shqipëri, veçanërisht në qytete e vogla , i kushotohet pak kujdes shëndetit trupor. Por në Gjirokastër, Nikollaq Muço, një atlet i njohur , kërkon që të sfidojë këtë realitet duke nxitur jo vetëm stërvitjen e të rinjve , por edhe një fushatë për luftën ndaj përdorimit të dopingut nga sportistët. Atleti Muço është fitues ndërkaq i dhjetëra medaljeve në gara të ndryshme të “Bady Billding” në botë.

Gjendja e vështirë ekonomike i bën shumë nga qytetarët shqiptarë të lënë pas kujdesin për shëndetin trupor . Kjo duket menjëherë në qytetet jashtë Tiranës kur në morinë e bizneseve të çelura mungojnë gati tërësisht palestrat apo qendrat e stërvitjeve fizike. Por në Gjirokastër , Nikollaq Muço, një atlet me përvojë kërkon ta sfidojë këtë realitet. Prej disa vitesh ai nxit dhjetëra të rinj të apasionuar pas sporteve të forcës të angazhohen në stërvitje. Gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopulli thotë për za se Nikollaqi me vlerate tij si sportist përpiqet t`ia dalë më së miri këtij misioni.

Nikollaq Muço thotë se e ka ngritur qendrën me paratë e siguruara si emigrant në Greqi . Pasioni i tij për mbajtjen e trupit në formë nisi në fëmijërinë e tij gjatë viteve të regjimit komunist .Sot kur ai po shkon drejt të pesëdhjetave është kthyer nga konkurime dinjitoze në ngjarjet e mëdha të Bady Billding në vende të ndryshme të botës me dhjetëra medalje.


Ky sport , thotë gazetari Papadhopulli, është pak i njohur në Shqipëri por mbajtja në formë e trupit nga shqiptarët dhe dëshmia e forcës fizike është në traditën e tyre historike .
Gjatë viteve të regjimit ky ishte një sport borgjez dhe revisionist, thotë më tej zoti Papadhopulli , ndërsa tani admirohet nga qindra të rinj.

Nikollaq Muço kërkon gjithashtu që krahas nxitjes së stërvitjes fizike t`i ndërgjegjësojë të rinjtë të mos marrin substanca kimike për të mbajtur në formë trupin e tyre. Në të gjitha garat ku ai ka konkuruar e ka vlerësuar këtë vyrtit të lartë natyral të sportit duke krijuar madje edhe një shoqatë të luftës ndaj përdorimit të dopingut nga sportistët.

XS
SM
MD
LG