Lidhje

PD, padi për dy deputetë socialistë


Në Shqipëri kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha dhe dy deputetët Eduard Halimi dhe Arben Ristani u takuan sot me prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla të cilit i dorëzuan dy padi për dy deputetë socialistë
Denoncimi i parë ishte ndaj dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët akuzohen nga opozita se kanë sulmuar fizikisht të enjten e shkuar, në mjediset e parlamentit, deputetin demokrat Genti Strazimiri. Ndaj deputetit Ndoka është ngritur dhe një padi e dytë për kërcënim ndaj zëdhënëses së partisë demokratike Laura Vorpsi, pas deklaratave të kësaj të funidt, në emër të opozitës, lidhur me denimin e tij nga një gjykatë italiane për shfrytëzim prositucioni.
Deputeti Halimi tha se kishin kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm “hapa të shpejtë dhe efikasë në mënyrë që të fillojë sa më shpejtë hetimi ndaj agresorëve dhe që institucionet në Shqipëri të funksionojnë”.
Më pas, kryetari demokrat Basha pati edhe një dreke pune me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Bashkimit europian në Shqipëri. Zoti Basha deklaroi se kishte diskutuar për sfidat me të cilat përballet demokracia e vendit, duke akuzuar kryeministrin se sipas tij ka “ngritur një strukturë dhune në parlament për t’i mbyllur gojën opozitës”. Zoti Basha shtoi se kishte vënë theksin gjithashtu të “zhbërja e shtetit ligjor, te kapja dhe frikësimi i institucioneve të pavarura, te përpjekjet për vënien nën kontroll politik të gjyqësorit apo dhe futja e elementëve kriminal në parlament dhe institucionet kyce të vendit”, deklaroi zoti Basha.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG