Lidhje

Tiranë, polemika të ashpra për dekriminalizimin


Në Tiranë, parlamenti u përfshi sërish sot nga polemika të ashpra mbi de-kriminalizimin. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ligji i de-kriminalizimit zbuloi se disa deputetë janë marrë me trafiqe dhe krime të tjera, dhe se ata i solli në parlament kryeministri Edi Rama.
Por socialistët hodhën poshtë komentet e tij si të pavërteta dhe kërkuan përjashtimin e zotit Berisha nga parlamenti për disa ditë.
Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kërkuan përsëri sot për të dytën herë brenda muajit përjashtimin nga seancat e parlamentit të ish kryeministrit Sali Berisha, pas fjalimit të ashpër që ai mbajti lidhur me dekriminalizimin.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se në fjalën e tij, ishkryeministri Berisha përdori shprehje fyese dhe të pavërteta ndaj autoriteteve dhe institucioneve shtetërore si dhe përmendi ndarjet krahinore mes zonave të Shqipërisë.
Duke marrë shkas nga të dhënat e fundit që publikoi KQZ prej vetëdeklarimeve të deputetëve në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se prej dy vjetësh ishte ulur në atë sallë parlamenti me trafikantë drogash dhe vajzash si dhe me vrasës, të cilët kishin gjetur përkrahjen nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Deklaratat e zotit Berisha sollën protestat e deputetëve socialistë, që kërkuan ndërprerjen e seancës si dhe lndëshkimin e tij sipas rregullores.
Socialistët dhe demokratët po shkëmbejnë akuza se cili prej grupeve të tyre ka persona me të dhëna kriminale, duke folur vetëm për grupet kundërshtar, dhe duke deklaruar me siguri se në grupet respektive nuk ka asnjë persona të tillë.
Përveç këtyre polemikave, ende nuk është e qartë se si dhe cili institucion do ta zbatojë ligjin e dekrimininalizimit të institucioneve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG