Lidhje

Shqipëri: I jepet urdhëri "Nderi i Kombit" shkrimtarit Martin Camaj


Shqipëri: I jepet urdhëri "Nderi i Kombit" shkrimtarit Martin Camaj
Shqipëri: I jepet urdhëri "Nderi i Kombit" shkrimtarit Martin Camaj

Presidenti Bamir Topi dekoroi sot me urdhrin NDERI I KOMBIT shkrimtarin dhe albanologun e shquar shqiptar, Martin Camaj. Në ceremoninë e organizuar në presidencë merrnin pjesë familjarë të Martin Camajt, studiues, shkrimtarë dhe botues të tij. Fjalët e Presidentit Bamir Topi ishin shumë të ngrohta dhe me vlerësime të larta për njërin nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë dhe albanologjisë shqiptare. Kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen e qarqeve letrare e shkencore të Shqipërisë. Prej shumë ditësh shtypi vendas po boton shkrime të studiuesve shqiptarë për veprën e Martin Camajt.

Me një pjesëmarrje të gjerë të studiuesve shqiptarë e të huaj në këtë ceremoni të posaçme, presidenti Topi u përpoq të korrigjonte një padrejtësi ndaj këtij shkrimtari dhe studiuesi të njohur shqiptar, që diktatura e ndaloi gjithë jetën të kthehej në atdhe dhe të botonte librat e tij. Erika Camaj bashkëshortja e Martinit mori dekoratën e presidentit mes emocioneve të shumta duke falenderuar ata që e ndihmuan dhe e deshën Martinin në Kosovë dhe në Shqipëri. Studiuesit e mirëpritën nderimin e veçantë që iu bë autorit të njohur, ndonëse, siç u shërehën disa pretyre, kishin pritur që Martin Camaj të vlerësohej shumë më vite më parë.

Pak ditë para këtij dekorimi, shtëpia botuese Onufri botoi një seri të plotë me 10 vëllime të veprave të Martin Camajt, duke bashkuar të gjithë studiuesit në përgatitjen e këtij botimit serial. Për shumë autorë të ndaluar si Martin Camaj diktatura pengoi ashpër komunikimin me publikun e gjerë letrar, sepse ai arratis dhe kundërshtonte rregullat e realizimit socialist. Ky pengim ka sjellë shumë keqkuptime, ndaj edhe Erika kërkoi që veprat e tij së pari të lexohen.

Martin Camaj ndërroi jetë në vitin 1992, pasi i kushtoi shqipërisë shumë poezi, drama, prozë, dhe studime albanoligjike qysh nga “Meshari” i Gjon Buzukut dhe deri te letërsia moderne. Titulli “Nderi i Kombit” është një dekorimet më të larta të shtetit shqiptar. Camaj ishte albanolog i nivelit të lartë, poet, shkrimtar, poet e dramaturg shumë i mirë, por për fat të keq ishte i ndaluar nga diktatura komuniste që të komunikonte me lexuesin shqiptar. As të vinte, as të botonte, dhe as të sillte libra në Shqipëri. Në fund të fundit, ai si edhe çdo autor tjetër, kërkesën kryesore e kishte ndaj lexuesve që ta lexonin veprën e tij, kërkesë që e shprehu edhe një herë bashkëshortja e tij - Erica Camaj: “Më lexoni, pastaj më gjykoni”, ishte kërkesa e tij ndaj popullit shqiptar, që i kushtoi gjithë jetën me studime dhe shkrime të shumta.

XS
SM
MD
LG