Lidhje

Ish Ministri i Ekonomisë Prifti tërhiqet nga kryesia e LSI-së

  • Zëri Amerikës

Ish Ministri i Ekonomisë Prifti tërhiqet nga kryesia e LSI-së

Ish Ministri i Ekonomisë Prifti tërhiqet nga kryesia e LSI-së

Në Shqipëri rikthehen polemikat e akuzat ashpra në gjirin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një muaj pasi u la jashtë ekzekutivit për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin e partisë së tij Ilir Meta, ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti vendos të largohet dhe nga anëtarësia në këtë forcë politike.

Zoti Prifti e ka bërë publik vendimin e tij përmes një letre ku ai sulmon ashpër zotin Meta e ku fillimisht e akuzon ate se e ka kërcënuar përmes mesazheve duke i kujtuar fëmijët. Ai thotë se marrëdhëniet me kryetarin e Lëvizjes socialiste për Integrim u përkeqësuan pasi personave të rekomanduar prej tij, të cilët ai i përmend me iniciale, nuk iu dhanë tendera, koncesione apo privatizime. Sipas zotit Prifti kryetari i LSI Ilir Meta po kërkon të blejë, kundrejt shumave të mëdha deputetë të partisë socialiste duke treguar se i është bërë, sipas tij, një ofertë e majme një deputeti socialist nga Fieri.

Marrëdhëniet mes zotit Meta dhe zotit Prifti u acaruan publikisht pas disa deklaratave të këtij të fundit. Zoti Meta e cilesoi me pas ish ministrin si peng të mafies dhe korrupsionit. Në letrën e sotme zoti Prifti me tone paralajmeruese thotë se do t’i përgjigjet me të njejtën monedhë zotit Meta për cdo gjë, qoftë dhe për pasuritë. Deputeti Prifti deklaron se ai ende nuk ka vendosur për përkatësinë e tij të ardhshme politike.

XS
SM
MD
LG