Lidhje

Raportet ekonomike tregojnë rritjen e besimit të konsumatorëve në SHBA

  • Zëri Amerikës

Raportet ekonomike tregojnë rritjen e besimit të konsumatorëve në SHBA

Raportet ekonomike tregojnë rritjen e besimit të konsumatorëve në SHBA

Raportet ekonomike që u publikuan sot tregojnë se konsumatorët amerikanë janë më pak pesimistë por se aktiviteti i biznesit vazhdon të rritet me ngadalësi.

Indeksi i besimit të konsumatorëve i Bordit të Konferencës u rrit me më pak se 0.3 për qind. Analistët thonë se kjo pasqyron shqetësimet në rritje për vendet e punës dhe çështje të tjera.

Një raport tjetër nga Instituti për Menaxhimin e Ofertës thotë se indeksi i tij i aktivitetit të biznesit në zonën e Çikagos ra mbi 5 për qind në gusht.

Kjo do të thotë se aktiviteti i biznesit po vazhdon të rritet, por më ngadalë. Duke vëzhguar zonën e Çikagos, ekspertët nxjerrin përfundime për gjendjen e ekonomisë kombëtare.

Ekspertë të ndryshëm do të botojnë disa studime për tregun e punës së Shteteve të Bashkuara në fund të kësaj jave, përfshirë raportin për shifrat e papunësisë që del të premteve. Ekonomistët parashikojnë se përqindja e papunësisë do të rritet disi duke arritur në 9.6 për qind. Ata parashikojnë gjithashtu se ekonomia do të ketë një humbje të përgjithshme prej 100 mijë vendesh pune.

XS
SM
MD
LG