Lidhje

Presidenti Topi dekreton kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

  • Armand Mero

Presidenti Topi dekreton kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Topi dekreton kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Shqipërisë i dha fund odisesë së emërimit të kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese e cila i solli jo pak probleme dhe e vuri atë në qendër të akuzave të forta të shumicës së djathtë.

Ndërkohë që parlamenti nuk ka apur ende procedurat për katër kandidatët për anëtarë të kësaj gjykate, Këshilltari I tij juridik Spiro Peçi deklaroi sot se presidenti kishte vendosur dekretimin e kryetarit të ri: "Duke shqyrtuar në tërësi kandidaturat për kryetar, por veçanërisht, duke u nisur nga fakti që Kuvendi i Shqipërisë nuk ka filluar ende procedurat për dhënien e pëlqimit dhe mesa duket, ky proces do të zgjasë deri në 8 javë, sipas ndryshimeve të bëra në Rregulloren e Kuvendit, Presidenti i Republikës tashmë, duke marrë pëlqimin e njërit prej gjyqtarëve aktualë, ka vendosur, që sot, para largimit për në takimin e Asamblesë së 65-të, të Kombeve të Bashkuara, të emërojë Kryetarin e ri të kësaj Gjykate".

Në krye të gjykatës kushtetuese është propozuar Bashkim Dedja I cili vetëm pak muaj më parë mori pëlqimin edhe të parlamentit për t’u bërë anëtarë I kësaj gjykate.

Me vendimin e sotëm duket se kreu i shtetit ka ndryshuar nga qëndrimi i tij i mëparshëm për këtë cështje. Në korrik kur ai u akuzua se ka shkelur haptazi kushtetutën duke mos emëruar kryetarin e ri të Gjykatës kushtetuese, presidenti Topi shpjegoi, po përmes këshilltarit të tij juridik se “vonesa në dekretimin e kryetarit të ri lidhej me faktin se 4 anëtarë të Gjykatës janë me mandat të kufizuar, dhe se në një situatë të tillë nuk do të ishte logjike, madje nuk do të ishte as ligjore që ai të kufizonte të drejtën e përzgjedhjes nga radhët e nëntë anëtarëve që duhet të ketë gjykata kushtetuese” deklaroi atehere zoti Peci.

Nga ky shpjegim i 28 korrikut të kaluar ka ndryshuar vetëm një rrethanë: në parlament janë emrat e katër kandidatëve të tjerë të cilët teorikisht mund edhe të rrëzohen në bllok sic ka ndodhur dhe më parë. Ndërsa procedurat e gjata parlamentare deri në miratimin e tyre ishin të qarta që në atë kohë e ligjërisht gjykata kushtetuese është ende edhe sot me 4 anëtarë me mandat të mbaruar.



XS
SM
MD
LG