Lidhje

Shqipëri: Vazhdojnë shkëmbimet e akuzave mes shumicës dhe opozitës

  • Armand Mero

Shqipëri: Vazhdojnë shkëmbimet e akuzave mes shumicës dhe opozitës

Shqipëri: Vazhdojnë shkëmbimet e akuzave mes shumicës dhe opozitës

Në Shqipëri beteja e replikave dhe akuzave mes shumicës dhe opozitës vazhdon të jetë e fortë dhe t'i mbaje ende shumë larg palët.


Sot kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike Astrit Patozi tha se shumica është e vendosur t’i shkojë deri në fund zbardhjes së skenarit të grushtit të shtetit dhe se hetimi parlamentar do të bëjë që organizatorët të përballen jo vetëm me përgjegjësitë morale por edhe ato juridike.

Nga ana e tyre, anëtarët e komisionit hetimor të ngritur të dielën e shkuar e ku marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e së djathtës, shkuan sot në Gardën e Republikës në një mision faktmbledhës mbi ngjajet e 21 Janarit, në përfundim të të cilit njëri prej anëtarëve tha se kishin konstatuara s garda kishte përmbushur ligjet për mbrojtjen e institucioneve.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës Spartak Ngjela rikonfirmoi synimin e opozitës për të mos hequr dorë nga protestat, sic u shpreh mbrëmë edhe kryetari socialist Edi Rama, pas manifestimit homazh për tre viktimat e javës së shkuar.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG