Lidhje

Dy jemenas arrestohen në Hollandë nën dyshimin për plane terroriste


Autoritetet holandeze thonë se dy shtetas të Jemenit, të cilët u arrestuan pasi hypën në një aeroplan nga Shtetet e e Bashkuara për në Amsterdam, dyshohet se po planifikonin një akt terrorist.

Të dy personat në fjalë u arrestuan të dielën pasi mbërritën në Amsterdam nga Çikagoja me disa objekte të dyshimta në bagazhin e tyre.

Të dy ata u identifikuan si Ahmed Mohamed Nasser al-Sufi dhe Nezmam al-Murisi. Zyrtarët besojnë se ata mund të kenë qenë duke përgatitur një mision për sulm terrorist.

Rrjeti televiziv ABC news tha se ndaj tyre është ngritur akuza për përgatitjen e një sulmi terrorist, por nuk ka patur konfirmim zyrtar.

Autoritetet në një aeroport në qytetin amerikan të Birmingamit, në shtetin e Alabamës, gjetën telefona celularë të bëra pako me letër ngjitëse dhe ora në bagazhin e Sufit, si dhe 7 mijë dollarë para të thata. Ai u lejua të shkonte në Çikago, sepse nuk kishte shkelur ndonjë ligj.

Ai dhe al Murisi do të shkonin nga Çikagoja për në Uashington DC dhe pastaj për në Amsterdam. Por autoritetet amerikane patën dyshime kur të dy burrat i ndryshuan planet e udhëtimit për të shkuar direkt në Amsterdam. Zyrtarët ishin në dijeni që në avion ishin nisur edhe trupa speciale të fluturimit.

XS
SM
MD
LG