Lidhje

Anketa: Demokracia para zgjedhjeve


Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq.

Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare publikoi sot një studim mbi “Demokracinë shqiptare në prag të zgjedhjeve të përgjithshme”, nga doli se vështirësitë ekonomike zënë vend kryesor në vëmendjen e qytetarëve, duke zbritur më poshtë tema që lidhen me politikën dhe rajonin.



Anketimi në të gjithë territorin nxori se 66% thonë se situata ekonomike e vendit është keq dhe shumë keq. Sipas tyre, kriza ekonomike është problemi kryesor për 33 për qind të qytetarëve ndërsa 25 % e të anketuarve mendojnë se papunësia është problemi kryesor personal.

Edhe në këtë studim zbulohet përsëri një dëshirë e madhe për emigrim.
Vetëm 5% e të anketuarve thonë se jetojnë shumë mirë, rreth 40 për qind se bëjnë një jetë mesatare, dhe 33 për qind jetojnë në kushte të këqija. Prandaj mbi 60% thonë se janë gati të largohen nga Shqipëria, nëse iu jepet një mundësi.

Sistemi gjyqësor është ai që ka pikët më të këqija në këtë studim: rreth 73% e të anketuarve thonë se gjykatat nuk garantojnë drejtësi, 67% e tyre pohojnë se një gjyq mund ta fitosh dikë në gjykatë ose në politikë, ndërsa 75% e qytetarëve në gjykatë duhet të paguash që të fitosh.

Megjithë skepticizmin dhe perceptimin negativ për keqfunksionimin e institucioneve, shkollave dhe spitaleve, pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e lartë. Mbi 70% janë gati të votojnë për të ndryshuar diçka, edhe pse 40 % e tyre e dinë se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të drejta. Vetëm 18% e qytetarëve do t’i bojkotojnë zgjedhjet, ndërsa më shumë se gjysma e gjithë të anketuarve mendojnë se pas zgjedhjeve situata ekonomike nuk do të ndryshojë, madje do të përkeqësohet.

Sipas këtij sondazhi të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, për parlamentin dhe qeverinë e re qytetarët kërkojnë që të rregullojnë me përparësi funksionimin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, të luftojë varfërinë, të punësojnë sa më shumë të rinjtë, të rregullojnë gjykatat dhe pronat, sepse vetëm kështu mund të përshpejtohet ecja e vendit drejt Bashkimit Europian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG