Lidhje

150 vjetori i botimit të librit "Liza në botën e çudirave"

  • Laura Konda

Këtë vit u mbushën 150 vjet nga botimi i librit klasik për fëmijë "Alice in Wonderland," shqip "Liza në botën e çudirave", e shkrimtarit anglez Lewis Carroll. Për një shekull e gjysëm, ky libër i ka mrekulluar fëmijët në mbarë botën, duke pasuruar dhe nxitur imagjinatën e tyre. Libri është përkthyer në 65 gjuhë të botës dhe ai ka shërbyer si bazë për skenarë filmash dhe teatrosh për fëmijë…

Me këtë rast, në Nju Jork u mbajtën aktivitete të ndryshme, për një javë rresht, mes të tjerash një konferencë, ku folësit i njohën pjesëmarrësit me përkthime të Lizës në gjuhë të ndryshme të botës.

Për Lizën në botën e çudirave në shqip, foli zonja Merita Mc Cormack, presidente e shoqatës shqiptaro-amerikane "Vatra" për degën e Washingtonit dhe autore e disa vëllimeve letrare. Po ashtu e ftuar në konferencë ishte nga Shqipëria Lindita Komani, autore e dy librave, një me poezi dhe një me tregime. Ato erdhën për një bisedë në studion e "Ditarit".

Më shumë informacion mbi këtë aktivitet, mund të gjeni në faqen elektronike: www.alice150.com

Trego komentet

XS
SM
MD
LG