Lidhje

Kryeministri i Irakut viziton rajonin kurd


Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki ka bërë një vizitë të rrallë në rajonin autonom kurd të vendit të tij, në përpjekje për të lehtësuar mosmarrëveshjet e gjata që kanë kërcënuar unitetin kombëtar.

Z. Maliki udhëtoi sot në Irbil, kryeqyteti rajonal i Kurdistanit irakian, në udhëtimin e tij të parë në zonën autonome që nga viti 2010. Ai u prit ngrohtësisht në aeroport nga presidenti rajonal Masud Barzani.

Kryeministri i Irakut dhe kabineti i tij zhvilluan më vonë një takim me kryeministrin e Kurdistanit irakian, Neçirvan Barzani.

Marrëdhëniet ndërmjet qeverisë qendrore me bazë në Bagdad të zotit Maliki dhe asaj të Kurdistanit irakian kanë qenë të tensionuara për vite, pasi të dyja palët kishin mospajtime rreth përcaktimit të kontrollit mbi burimet e naftës së Irakut dhe territoreve përgjatë kufirit të tyre të brendshëm.

Për këto çështje nuk priten përparime në bisedimet e zotit Maliki me zyrtarë kurdë të Irakut.
XS
SM
MD
LG