Lidhje

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit


Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit
Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër manifestues të opozitës u vranë gjatë protestës, e cila u kthye në përleshje me forcat e policisë, ambasadoret e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe OSBE kërkuan edhe një herë që të hidhet dritë e plotë, duke u shprehur se shqiptarët me të drëjtë kërkojnë drejtësi.

Në deklaratën e përbashkët tre ambasadorët vënë theksin te nevoja e “një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake”. Ata rikonfirmojnë edhe një herë “mbështetjen dhe besimin e plotë ndaj prokurorisë së Përgjithshme si institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim”, shprehen ata. Ambasadorët theksojnë se “Sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE”.

Hetimet për 21 janarin nuk kanë përfunduar ende. Dy ditë më parë prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u shpreh se ata janë në pritje të disa rezultateve nga laboratori i FBI amerikane dhe se pjesë e hetimeve janë edhe dyshimet për ndërhyrje në serverin e kamerave të kryeministrisë. Deri më tani, në burg mbahet një oficer i gardës i dyshuar për vrasjen e një prej viktimave.

Kryeministri Sali Berisha akuzoi së fundmi prokurorinë se nuk po heton mbi organizatorët. Ndërsa opozita ka paralajmëruar një manifestim të shtunën në përkujtim të katër të vrarëve një vit më parë.

Sipas trojkës së ambasadorëve, "21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Duhet të jetë gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun e tyre politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave”, theksoohet në deklaratën e përbashkët.

XS
SM
MD
LG