Lidhje

Amerika përkujton 11 Shtatorin 2001


Mijëra njerëz janë mbledhur sot në New York, Washington dhe Pensilvani, për të shënuar 11 vjetorin e sulmeve ku u vranë rreth 3 mijë njerëz.

Mijëra njerëz u mblodhën sot në New York, Washington dhe Pensilvani, për të shënuar 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të kryera nga terroristët e Al Kaidës, në të cilat u vranë rreth 3 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama. bashkëshortja e tij Michelle dhe zyrtarë të tjerë mbajtën një minutë heshtje në orën 8:46, sipas orës së Washingtonit, koha kur dy avionët e parë u përplasën me dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2011 në New York. Më pas, ata morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të Pentagonit, ku u përlas avioni i tretë gjatë sulmeve terroriste. Presidenti i tha familjeve të viktimave, se pavarësisht se sa vjet kanë kaluar, të dashurit e tyre nuk do të harrohen kurrë.

Në Nju Jork, si çdo vit, familjet e personave të vrarë në Qendrën Botërore të Tregtisë, morën pjesë në një ceremoni ku lexohen emrat e viktimave në Nivelin Zero, vendi ku u rrëzuan kullat pasi u goditën nga avionët. Disa nga të pranishmit mbanin në duar fotografi të të dashurve të tyre, disa të tjerë nuk i mbajtën dot lotët gjatë ceremonisë. Nënpresidenti Joe Biden mori pjesë në ceremoninë në Shanksville të Pensilvanisë, ku u rrëzua avioni i katërt, pasi e morën kontrollin pasagjerët. Kandidati republikan për president, Mitt Romney, e pezulloi sot fushatën, për të shënuar 11 shtatorin me një fjalim para Shoqatës së Rojes Kombëtare në Reno të Nevadës.

Ndërkohë, dje, zyrtarë federalë të shëndetit bënë të njohur se do t’i shtojnë rreth 50 tipe kanceresh listës së sëmundjeve që për të cilat do të mbulohen shpenzimet, përmes një fondi special të krijuar për t’i dhënë sigurim shëndetësor njerëzve që janë sëmurur duke kërkuar mes hirit të Qendrës Botërore të Tregtisë.
XS
SM
MD
LG