Lidhje

Amerikania e liruar largohet nga Irani

  • Zëri Amerikës

Një alpiniste amerikane e liruar sot nga Irani u largua nga ai vend, ndërkohë që dy shokë të saj vazhdojnë të mbahen nga autoritetet iraniane.

Zyrtarë iranianë dhe zviceranë thanë se 32 vjeçarja Sarah Shourd u nis me një aeroplan për në Oman, duke i dhënë fund qëndrimit në një burg të Teheranit për më shumë se një vit.

Por alpinistët Shane Bauer dhe Josh Fattal mbahen ende në burg nën akuzat për spiunazh. Autoritetet iraniane i arrestuan tre alpinistët në korrik të vitit të kaluar pasi ata hynë në Iran nga Iraku verior. Pjesëtarë të familjeve të tyre thonë se ata e kaluan kufirin aksidentalisht.

Media shtetrore iraniane njoftoi se ajo u lirua pasi ishte paguar një garanci prej 500 mijë dollarësh. Autoritetet iraniane thonë se alpinistët Bauer dhe Fattal do të mbahen edhe 2 muaj në burg.

Presidenti Barak Obama mirëpriti lajmin e lirimit sot të alpinistes Shourd. Me anë të një deklarate, presidenti Obama shfaqi shpresën se qeveria iraniane do të sigurojë kthimin e dy alpinistëve dhe amerikanëve të tjerë, të cilëve nuk u dihet fati dhe vazhdojnë të mbahen nën arrest në Iran.

XS
SM
MD
LG