Lidhje

Arabo-amerikania e parë Miss USA


Arabo-amerikania e parë Miss USA
Arabo-amerikania e parë Miss USA

Një 24 vjeçare arabo-amerikane fitoi titullin Miss USA në ceremoninë e përvitshme të bukurisë që u mbajt mbrëmë në Las Vegas.
Rima Faki, një imigrante libaneze, fitoi çmimin pas konkurimit në intervistë, veshjet elegante dhe atë të kostumit të banjos. Gjatë konkurimit, ajo gati sa nuk u rrëzua kur po ecte me fustanin e ballos por arriti t'u mbijetojë skualifikimeve të bukurosheve nga 50 shtete, përfshirë Distriktin e Kolumbias.

Faki e cila ka ardhur që kur ishte foshnje në Shtetet e Bashkuara besohet të jetë arabo-amerikania dhe myslimania e parë që mban titullin Miss USA. Ajo u tha organizuesve të ceremonisë se familja e saj feston të gjitha festat fetare, si ato të krishtera edhe ato myslimane. Rima Faki përfaqësonte shtetin e Miçiganit.

XS
SM
MD
LG