Lidhje

Arrest në Misisipi në lidhje me letrat me ricin


Një person nga shteti i Mississippit i akuzuar për dërgimin e letrave me materialin vdekjeprurës ricin është akuzuar për kërcënimin e Presidentit Barack Obama.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se 45 vjeçari Paul Kevin Curtis përballet me 2 akuza federale për kërcënimin e presidentit dhe të tjerëve. Nëse gjendet fajtor, aim und të dënohet me deri 15 vjet burg.

Hetuesit amerikanë thanë se letra e 8 prillit në adresë të Presidentit Obama si dhe një tjetër dërguar në adresë të Senatorit John Wicker ishin dërguar nga Memfis i shtetit Tenesi dhe kishin ngjashmëri në mënyrën e shkrimit.

Të dyja letrat rezultuan pozitive për ricin, një kimikat me veti të forta helmuese, i cili mund të shkaktojë vdekjen edhe me një sasi sa një kokrrizë kripe. Hetuesit thanë se të dyja letrat u gjetën në mjediset ku kontrollohet posta, larg Shtëpisë së Bardhë dhe zyrave të Senatit, duke mos rrezikuar as Presidentin dhe as senatorin Wicker.
XS
SM
MD
LG