Lidhje

Arrestohet një gazetar polak në Bjellorusi


Arrestohet një gazetar polak në Bjellorusi

Arrestohet një gazetar polak në Bjellorusi

Një gazetë e njohur në Poloni thotë se autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar korrespondentin e saj për mosbindje të urdhërit në vendlindjen e tij pranë kufirit polak.

Gazeta Wyborcza njoftoi sot se gazetari Andrzej Poczobut u arrestua në qytetin perëndimor të Grodnos. Ai kishte planifikuar të udhëtonte për në kryeqytetin, Minsk, për një video-konference me ligjvënës evropianë në lidhje me çështjen penale kundër tij.

Poczobut u akuzua muajin e kaluar për shpifje ndaj presidentit Alexander Lukashenko në një seri artikujsh të botuar nga gazeta Wyborcza dhe nga grupi bjellorus i të drejtave Karta 97. Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet me deri në dy vjet burgim.

Gazetari me shtetësi bjelloruse është anëtar i pakicës polake në Bjellorusi. Polonia ka qenë një kritike e ashpër e qeverisjes autoritare të zotit Lukashenko.

XS
SM
MD
LG