Lidhje

Legalizimet e ndërtimeve po hasin vështirësi në Shqipëri


Ndërtimet e paligjshme në Shqipëri do të kërkojnë edhe më shumë kohë që të trajtohen, por edhe ato pak legalizime të kryera, janë bërë përmes një labirinti të ri shkeljesh ligjore nga administrata e mëparshme. Këto janë konstatimet, që deklaroi sot drejtori i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, ALUIZNI-it, Artan Lame, në konferencën “Legalizimet dhe korrupsioni”.

Ndërtesat pa leje
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Zoti Lame tha se 22 mijë legalizimet e kryera në 6 vjet janë vetëm 10 për qind e kërkesave, dhe shumica e tyre janë bërë me shkelje të reja ligjore nga vetë institucioni, sidomos vitin e kaluar. Ai tha se ALUIZNI e ka të pamundur të hapë mbi 5 mijë procese gjyqësore ndaj shkelësve të ligjit, por do të cojë prokurori rastet më të rënda dhe nga ana tjetër do të përpiqet të riparojë cfarë të mundet në bashkëpunim me hipotekat.

Nga fillimi i janarit drejtoritë e ALUIZNI-t kanë filluar legalizimin e objekteve në gjithë territorin e Republikës. Grupet ekspertësh po dalin në terren për të përgatitur dokumentacionin e legalizimeve drejtpërdrejt pranë qytetarëve. Por sapo ata nisën punën, ka nisur edhe një valë prej 2 mijë ankesash në javë dhe denoncime për ato që kanë ndodhur vitet e fundit me ALUIZNI-n. Shumë pronarë kërkojnë të ndalohen legalizimet e objekteve informale të ndërtuara në pronat e tyre.

Shumë ankesa të tjera kërkojnë të mos legalizohen objekte të ngritura në prona publike, apo që nuk kanë distancën ligjore nga objekte të tjera. Legalizime të parregullta janë bërë në zona arkeologjike dhe bregdetare, mbi rërë të detit, mbi zall të lumit dhe të përroit, pa kursyer as parqet kombëtare. Në këto shkelje janë përfshirë dhjetëra zyrtarë, ekspertë, juristë e noterë që kanë hartuar dhe firmosur dokumenta false, duke legalizuar edhe ndërtesa që nuk ekzistojnë.

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike është bërë dixhitalizimi dhe kompjuterizimi i hipotekave të Shqipërisë, dhe nisi projekti për fotografimin ajror të të gjithë objejteve në të gjithë territorin. Studimi nxorri se gjatë dy dekadave të fundit janë ngritur mbi 250 mijë ndërtesa pa leje, por nga zvarritjet dhe pafuqia për kontroll territori ato shkuan mbi 300 mijë objekte.

XS
SM
MD
LG