Lidhje

13 persona nderohen këtë vit me Medaljen Presidenciale të Lirisë


Një këngëtar legjendar, një astronaut nga të parët dhe një ish sekretar amerikan shteti, janë tre nga 13 personat që nderohen këtë vit me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Kjo medalje është nderi më i madh për një civil për ata që kanë dhënë një ndihmesë të ndjeshme për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, si dhe përpaqen dhe kulturën botërore.

Ndër laureatët e këtij viti janë Bob Dilon, një nga muzikantët dhe kompozitorët më të nderuar të të gjitha kohëve, Xhon Glen, ish senator dhe amerikani i parë që udhëtoi në orbitë rreth tokës, si dhe ish sekretarja e Shtetit, Madalen Ollbrajt, e cila ndihmoi për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Presidenti Obma do të japë medaljet në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më vonë gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG